Na ndiqni ne rrjetet sociale:

Protezat e Levizshme

Me termin proteza dentare kuptohet një sërë opsione të trajtimit, të cilat zgjidhen së bashku me pacientin, duke programuar zgjidhjen më të volitshme si për nga ana funksionale dhe estetike për të.

Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natural apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën e pacientit që do të thotë që ai mund ta lëvizi atë.

Të rejat e fundit (kanë qënë prej vitesh por që janë ekspozuar më së shumti këto 10 vitet e fundit) është që më parë proteza fikse aplikohej vetëm atëhere kur ishin prezent dhëmbët natyrale, ndërsa tani nëpërmjet implantologjisë mund të bëhet edhe tek pacientët që nuk kanë dhëmbë të tyret.

Të reja të tjera janë përbërja e materialeve, të cilat sa vijnë dhe e cojnë estetikisht një protezë më të ngjashme me dhëmbët dhe gingivë natyrale (dissilicato, zirconia, allumina), apo proteza të një precizioni (faseta) të lartë, të cilat lejojnë të mbulojnë pjesën e jashtme të dhëmbëve me një shtresë të hollë qeramike.

Protezat duhet të kenë këto parametra:

Funksionale: pacienti duhet të ketë një përtypje të mirë dhe funksione artikulare të rregullta (hapje, mbyllja, lateralitet majtas-djathtas, protruzion-retruzion dhe fonetikë korrekte).
Resistenca: proteza duhet ti rezistojë forcave pertypëse dhe te jetë resistente ndaj likideve të gojës.
Jo alergjike: duhet te jetë e përgatitur me materiale që nuk dëmtojnë kavitetin oral.
Estetike: dhëmbet artificialë duhet te jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë te pazienti ne mënyre për të mos alteruar profilin.
Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:

Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pacientit. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme, pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze, pacienti duhet të ketë një sasi kocke, në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike
Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse, e cila përbëhet nga elemente shtylle sic janë dhëmbët, të cilët vendosen në këllëf, një proteze e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
Vide e derdhur: është një lloj vide metalike, e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.

Shëtitorja Gjergj Fishta

Lezhë, 4500

067 404 8463

[email protected]

Në shërbimin tuaj

Mon - Fri: 8:30 - 19:30

Caktoni një takim

[email protected]